İ nderuar lexues,
Ndoshta je një nënë e cila përpiqet të gjejë formen e duhur për edukimin e fëmijës, ose një babë që kërkon mënyrën e duhur për t’u futur në botën e fëmijës që ta kuptojë atë. Ç’do kush që të jesh, trajnimi dhe edukimi i fëmijës dhe hyrja në botën e tij ka lidhje të ngushtë me njohuritë pedagogjike dhe aplikimin e tyre.
Të qenurit vetvete mund të konceptohet si një fitore e madhe për personalitetin e njeriut. Qëllimi kryesor i prindit mendoj se është të mundësojë zhvillimin e fëmijën duke e edukuar atë pa ia cënuar natyrën që ka. Por pikpamja e shumë prindërve mund të thuhet se nuk fokusohet në këtë ndjeshmëri. Përndryshe ata mendojnë se fëmija i mirë është ai i “parashikuari” dhe jo ai i cili është vetvetja. Sjelljet, personaliteti, zgjedhjet, suksesi, vullneti etj., i një fëmije të parashikuar janë nën kontrollin e prindit.
Mund të thuhet se shkaku kryesor i problemeve të fëmijëve është fakti se atyre nuk u jepet mundësia që të sillen ashtu siç janë.
Kur kemi të bëjmë me një shoqëri ku përjetimi i entuziazmit në vetvete i femijës nuk konsiderohet si normë normale, atëherë është detyra e ç’do prindi që të përpiqet për të mbrojtur personalitetin e fëmijës.
Padrejtësia më e madhe që mund t’i bëhet një fëmije është që nga ai të pritet pjekuria e të rriturit. Sepse zhvillimi i personaitetit të fëmijës është i lidhur ngushtë me përjetimin e fëmijërisë.
Ata njërëz të cilët kanë kaluar një fëmijëri me parandalime dhe mospërfillje, në moshën e pjekurisë bëhen njerëz agresiv, të shqetësuar, të pandjeshëm dhe të ashpër të cilët nuk arrijnë të jenë të lumtur në jetën e tyre, madje me personalitetin e dobët që ata kanë hidhërojnë jo vetëm veten e tyre por edhe njërëzit që kanë përreth.
Synimi im që kam me hapjen e këtij blloku social është që të tregoj se si hap pas hapi formohen vlerat e të qenit njeri natyror në një rrjedhë natyrale. Duke mundësuar kështu “të mësuarin e sjelljes” në një mënyre të vetëdijshme dhe jo me një pikpamje ndëshkimi dhe shpërblimi.