Si mësohet sjellja

Fitimi më i madh i njeriut është të arrijë aftësinë për të qenë vetvetja.

Suksesi kryesor i prindit është ta rrisë dhe edukojë fëmijën pa ia prishur natyrën që ka. Ndërkaq në një pjesë të prindërve ekziston mendimi “fëmija i planifikuar është më mirë se sa ai që është vetvetja”.

Prindi është personi kryesor i cili mundëson fëmijën ta ndiejë veren natyror

Thelbi i të gjitha problemeve tek fëmijët në ditët e sotme, është se atyre nuk u jepet mundësia për të qenë vetvetja. Me këtë problematikë fëmija përballet në kohë dhe ambiente të ndryshme si familja, shkolla, jeta sociale etj.

Nëse kemi të bëjmë me një jetë sociale në të cilën, femijët që vrapojnë sa andej këndej duke përjetuar entuziazëm në vetveten e tyre, qortohen duke u thënë “ky fëmijë nuk qendron në një vend, mos vallë është hiperaktif”; atyre që pyesin mësuesin me kuriozitetin për të mësuar diçka, u thuhet me tallje “aman edhe ti sa kurioz që je…”; atij qe nuk e pelqen ngjyrën e një rrobeje të re, i thuhet “e kam fajin unë që të blej rroba…”; fëmija i cili shpreh papëlqimin e tij ndaj një ushqimi, nënvleftësohet duke i thënë “edhe ti nuk ke fare shije”… dhe të gjitha këto konsiderohen si norma normale, atëherë është ndër detyrat njërëzore e ç’do prindi që të përpiqët të mbrojë personalitetin e fëmijes. 

Në shkrimet në vazhdim synimi im është t’ju tregoj se si realizohen vlerat e të qenit njeri në një rrjedhë natyrore; dhe jo mënyrën se si fëmijët mund të ngjeshen midis ndëshkimit dhe shpërblimit për të arritur “të mësuarin e sjelljes”. 

Yazar: Gafur Hoxha

Psikolog specialist

Bir Cevap Yazın

Aşağıya bilgilerinizi girin veya oturum açmak için bir simgeye tıklayın:

WordPress.com Logosu

WordPress.com hesabınızı kullanarak yorum yapıyorsunuz. Çıkış  Yap /  Değiştir )

Facebook fotoğrafı

Facebook hesabınızı kullanarak yorum yapıyorsunuz. Çıkış  Yap /  Değiştir )

Connecting to %s

%d blogcu bunu beğendi: