
Certifikata dhe fushat e praktikës
- Terapia e lojës
- Testet e interpretimit të figurave
- Teknikat konjitive të sjelljes dhe teknikat krijuese në këshillimin me fëmijët
- Testi Wisc-R
- Modeli i personalizuar i mësimdhënies
- Trajner FPSİ (Future Problem Solving İnternational).
- Mindfulness
- Edukimi i fëmijëve të telantuar
Kush është Gafur Hoxha?
Ai ka lindur në vitin 1984 në Shqipëri. Pasi mbaroi arsimin fillor dhe të mesëm, shkoi për studime në Turqi. Shkollën e mesme e kreu në Bursa. Studimet universitare i kreu në Departamentin e Udhëzimit dhe Këshillimit Psikologjik, Fakulteti i Edukimit, Universiteti Selcuk. Më pas kreu studimet për master në të njëjtin departament.
Gjatë studimeve universitare dhe pasuniversitare ka kryer shumë studime në fushën e tij. Në Departamentin e Mjekësisë Sociale në Universitetin Selcuk pati mundësinë të kryente seanca psikologjike me shumë studentë të universitetit gjatë procesit të praktikës. Mori pjesë në shumë kongrese dhe bëri prezantime. Në të njëjtën kohë, përveç arsimit universitar, ai mori pjesë në programe certifikuese që lidhen me fushën e tij.
Ai zhvilloi seanca psikologjike individuale dhe grupore në nivel të diplomuar. Ai bëri tezën e tij hulumtuese “Krahasimi i marrëdhënieve ndërpersonale dhe aftësive për zgjidhjen e problemeve të studentëve të universitetit Selcuk dhe Epoka ” dhe realizoi proceset e ndihmës duke punuar me shumë adoleshentë të lidhur me këtë temë. Mori pjesë në shumë kongrese dhe përgatiti kumtesa e artikuj të ndryshëm.